“Bomba” e ditës: Alves tradhton Cityn, transferohet te kjo skuadër

Futboll

“Bomba” e ditës: Alves tradhton Cityn, transferohet te kjo skuadër

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:19
Dani Alves

Mediat në Francë sugjerojnë se ish-mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves po shkon drejt transferim në Paris Saint-Germain dhe jo Manchester City.

Kur braziliani ndërpreu kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë vetëm një vit pasi arriti si një agjent i lirë nga Barcelona, besohet gjerësisht se do të bashkohej me Pep Guardiolan në Manchester.

Megjithatë, gazeta franceze L’Equipe pohon këtë mbrëmje se mund të ketë një kthesë në të ardhmen e yllit brazilian të mbrojtjes.

Sipas L’Equipe, Dani Alves mund të jetë në negociata të avancuara me Paris Saint-Germainin dhe nuk përjashtohet një transferim i tij në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat