Perez kërkon 70 milionë euro për James

Futboll

Perez kërkon 70 milionë euro për James

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:34
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron 70 milionë euro për James Rodriguez dhe raportohet se tashmë ia ka ofruar Chelsea si pjesë e marrëveshjes së dyfishtë duke përfshirë edhe Alvaro Morata.

James Rodriguez është duke finalizuar largimin e tij nga Real Madrid brenda 48 orëve, duke siguruar se ai nuk do të udhëtojë drejt SHBA-ve të martën për turin para fillimit të sezonit të klubit madrilen, shkruan AS.

Futbollisti ndërkombëtar dëshiron të luajë rregullisht në ekipin e parë sezonin e ardhshëm dhe ardhja e Dani Ceballos nga Real Betis do të kufizojë mundësitë e tij të mëtejshme.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain po ashtu kanë treguar interesim për shërbimet e James.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat