Albian Ajeti drejt transferimit në FCB

Futboll

Albian Ajeti drejt transferimit në FCB

Nga: Fitim Dika Më: 2 tetor 2017 Në ora: 13:20
Albian Ajeti

Kampioni zviceran është në krizat më të rënda prej kohësh. Me 15 pikë nga dhjetë ndeshje të luajtura FC Basel është tetë pikë pas vendit të parë YB, shkruan “Blick”.

Kjo ka shqetësuar udhëheqësinë e klubit dhe kanë hedhur shikimin ndaj ish lojtarit të tyre zhunior - Albian Ajeti që momentalisht aktivizohet me FC St. Gallen!

20 vjeçari mund ta nënshkruante transfertën për shumën prej tre milion franga. Kjo ndihmohet tepër pasi lojtarët ndër 21 vjeç mund të transferohen brenda vendit deri në 31 mars. Ajeti në shtatë ndeshje ka shënuar 3 gola./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat