Bunjaki bëri të ditur listën e lojtarëve kundër Ukrainës dhe Islandës! Rikthehet Kastrati

Futboll

Bunjaki bëri të ditur listën e lojtarëve kundër Ukrainës dhe Islandës! Rikthehet Kastrati

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2017 Në ora: 11:23
Bunjaki

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - ‘Rusia 2018’. Në tetë ndeshjet e deritashme ka vetëm një barazim në hapje të kësaj gare në Turku me Finlandën me rezultat 1:1, por të gjitha të tjerat i ka humbje. Kosova është e fundit në grup me një pikë, por e cila synon që ta befasojë Ukrainën (në Shkodër) apo Islandën (në Reikjavik). Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, shpalli listën e futbollistëve për sfidën e 6 tetorit me Ukrainën dhe me 9 tetor me Islandën, ku edhe mbyllet perdja e fazës së grupeve për kualifikime.

““Mund te befasojmë ne dy ndeshjet. Në ndeshje me Ukrainën do të luajmë për fitore. Është një kundërshtar që na përshtatet, por është shumë i rrezikshëm. Nëse pjesën e parë luajmë 0:0, në pjekën e dytë mund të ndodh gjithçka”, tha Bunjaki.  Bunjaki në dy ndeshjet e radhës nuk do të mund të llogarit në lojtarët si: Benjamin Kololli, Herolind Shala, Arbër Zeneli e Enis Alusi, të cilët janë  të lënduar.

Pas një kohe rikthehet në kombëtare edhe Flamur Kastrati, ndër shënuesit më të mirë në Norvegji.

Lista:

Portieri:Samir Ujkani (Cremonese), Visar Bekaj (Prishtina), Bledar Hajdini (Trepça '89), mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Muescron), Alban Pnishi (Grasshoppers), Ardin Dallku (Vorskla Poltava), Fidan Aliti (Skënderbeu), Lear Paçarada (Sandhausen), Lirim Kastrati (Roma), mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Besar Musolli (Kukësi), Bernard Berisha (Akhmat), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Salzburg), Flamur Kastrati (Sandefjord), Donis Avdijaj (Schalke 04), Milot Rashica (Vitesse), Bersant Celina (Ispwich); sulmues: Elbasan Rashani (Odd), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed) e Vedat Muqiri (Gencelerbirligi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat