Messi të mos e prekë topin

Futboll

Messi të mos e prekë topin

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:46
Messi

Xavi Hernandez foli në një intervistë me “Mundo” mbi rolin e Leo Messit në ekipin e Argjentinës dhe mundësitë e Albiceleste për Kupën e Botës 2018. Rreth Messit, ai tha: “Barcelona dhe ekipi i Argjentinës nuk mund të përballojnë përbrenda dhjetë minuta lojë dhe Leo Messi të mos e prekë topin. Leo Messi duhet të vihet në lojë si duhet, ka nevojë të jetë aty ku gjërat ndodhin, ku topi shkon”.

Më tej, rreth Argjentinës, Xavi nënvizoi: “Unë e shoh Argjentinën në gjendje për ta fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm. Eshtë e vërtetë se tani gjendet në një situatë të vështirë, nga klasifikimi në Amerikën e Jugut, por ne mund të biem të gjithë dakord se, në qoftë se kualifikohet për Kupën e Botës në Rusi, Argjentina është një nga më të favoritet, sepse unë mendoj se kanë marrë trajnerin e duhur. Gjithkush e vlerëson shumë Sampaolin në Spanjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat