Sermaxhaj tregon se ku rrezikohet më shumë Kosova nga Ukraina

Futboll

Sermaxhaj tregon se ku rrezikohet më shumë Kosova nga Ukraina

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2017 Në ora: 10:35
Genc Sermaxhaj

Genc Sermaxhaj, ish reprezentues i Kosovës, shprehet kritikë në një formë, megjithatë ai shpreson në rezultat pozitiv të kombëtares së Kosovës kundër Ukrainës, në ndeshjen që zhvillohet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Loro Boriçi’ në Shkodër, në kuadër të xhiros së nëntë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – Rusia 2018’ në futboll. 

“Përsëri një përballje e radhës e vështirë për Kosovën ndaj Ukrainës, sidomos me disa mungesa të futbollistëve kyç të kombëtares tonë. Shpresa vdes e fundit, por vështirë se kemi gjasa ndaj një kombëtare të udhëhequr nga Shevchenko i cili në përbërjen e tij ka futbollist cilësorë. Përsëri në listën e kombëtares janë ftuar disa futbollistë që deri tani kanë bërë shumë gabime dhe nuk janë përmirësuar aspak, bëhet fjalë për Pnishin e Përdedajn, të cilët janë ftuar në mungesë të futbollistëve të suspenduar me kartonë e lëndime.  Kemi shumë ndryshime edhe në përbërjen e parë startuese, por nuk dyshoj se këta futbollistë do të japin maksimumin e tyre për të arritur rezultat pozitiv”, tha Sermaxhaj. Ku e sheh rrezikun më të madh nga Ukraina?

“Ata luajnë sigurt, luajnë shpejt dhe janë të saktë në goditjet direkte në portë. Janë të fuqishëm e të disiplinuar në detyrat e parashtruara nga trajneri i tyre.  Loja kolektive e tyre do të jetë rreziku më i madh ndaj nesh”, ka thënë Sermaxhaj. Kosova deri me tash ka një barazim e shtatë humbje me goldallim 3:20, ndërsa Ukraina ka 4 fitore, 2 barazime e 2 humbje me goldallim 11:7. Ukraina pas Kroacisë me Islandën kanë mbrojtjen më të fortë në grupin I.

Sonte, grupi I

Kosova-Ukraina 20.45

Kroacia-Finlanda      20.45

Turqia-Islanda    20.45

Tabela

1. Kroacia    8     5     1     2     16

2. Islanda     8     5     1     2     16  

3. Turqia      8     4     2     2     14  

4. Ukraina   8     4     2     2     14  

5. Finlanda         8     2     1     5     7    

6. Kosova     8     0     1     7     1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat