Gjermania ka shënuar fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit.
Kampionët e Botës e kanë përmbyllur me fitore kampanjën kualifikuese, duke e mposhtur 5:1 Azerbajxhanin.
Goretzka me dy gola, Wagner, Rudiger dhe Can me nga një, shënuan për fitoren e Gjermanisë.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Sheydaev.