Ventura: Shqipëria nuk ishte skuadër e lehtë, Panuçi po bën punë të mirë

Futboll

Ventura: Shqipëria nuk ishte skuadër e lehtë, Panuçi po bën punë të mirë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:54
Trajneri i Italisë Xhan Piero Ventura

Trajneri i Italisë Xhan Piero Ventura vlerësoi kombëtaren shqiptare të futbollit, duke theksuar se jo nuk ishte aspak inferiore përballë të “Kaltërve”.

“Ka vrapuar shumë Shqipëria, nuk ishte aspak skuadër e lehtë. Duke kaluar koha u bëmë padronë të fushës. E komplimentoj Panuçin për punën që po bën, duke u rikthyer në atë që bëri paraardhësi i tij italian De Biazi”, tha Ventura në një prononcim për RTSH.

A ekziston vërtet një diferencë prej 10 pikësh mes Italisë dhe Shqipërisë?

Ventura: Sot 10 pikë nuk ka më. Sepse Mali i Zi shkon dhe merr rezultat. E ekzagjeroj pak, por vetëm Spanja dhe Gjermania janë skuadra të sigurta sot në Evropë.

Çfarë prisni nga shorti? A do të jetë Italia në Botëror?

Ventura: Janë dy pyetje që nëse do t’i dija do të isha super i pasur, pasi do të fitoja loton. Kemi disa emergjenca, shpresojmë që këtë muaj të rikuperojmë disa lojtarë. Nëse luan mirë do të shkosh në Botëror, nëse nuk luan nuk do të shkosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat