“Largimi i Courtois nga Chelsea i pashmangshëm”

Futboll

“Largimi i Courtois nga Chelsea i pashmangshëm”

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:39
Thiabut Courtois

Portieri belg kërkon të kthehet përsëri në Spanjë.Thiabut Courtois ua ka bërë me dije drejtuesve të Chelseat që këtë verë dëshiron të kthehet në Spanjë, atje ku e kërkon me ngulm Real Madridi.

Largimin e Courtois, si të sigurt e jep edhe ish-trajneri i Belgjikës, Graeme Jones.

Ndonëse Chelsea, ka rezistuar deri më tani për ta mbajtur reprezentuesin belg, Reali do të bëjë edhe një ofertë për blerjen e portierit.

“Ai ka vetëm edhe një vit në kontratë dhe për të qenë i sinqertë unë mendoj se ai do të largohet”, ka thënë Jones.

“Courtois ka treguar aftësitë e tij në Kampionatin Botëror, ku edhe fitoi çmimin Doreza e Artë”.

“Largimi i tij nga Chelsea më duket i pashmangshëm”, ka përfunduar ai.

Courtois që më herët ka luajtur me Atletico Madridin, e ka familjen në kryeqytetin spanjoll dhe kjo është arsyeja pse ai kërkon të transferohet në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat