Dënohen Partizani dhe Skënderbeu,

Futboll

Dënohen Partizani dhe Skënderbeu,

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:31
Pamje nga një ndeshje

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e javës së parë të Superiores. Me interes priteshin masat e Federatës për Skënderbeun dhe Partizanin pas problemeve që ndodhën në Korçë. Tifozët u përplasën mes tyre duke ndërprerë dhe ndeshjen për rreth 15 minuta. Federata ka vendosur që vendasit të dënohen më 5 ndeshje pa prezencën e tifozëve dhe gjobë, ndërsa Partizani dënohet me 4 ndeshje pa tifozë dhe gjobë.

FSHF-ja ka dënuar dhe presidentin e Laçit, Pashk Laskën, me dy ndeshje pezullim pas protestave kundër zyrtarëve të ndeshjes në takimin e Superkupës kundër Skënderbeut. Tirana dhe Kukësi paralajmërohen se në rast se vazhdojnë me sjellje të gabuar të tifozëve do të vuajnë dënimin, ndërsa Kukësi në rast se vazhdon me reagime paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.

Vendimet e plota:

“Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

2.KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3.FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

4.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat