Sot IPKO Superliga vjen me këto ndeshje

Futboll

Sot IPKO Superliga vjen me këto ndeshje

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 09:45
IPKO Superliga

Në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll sot do të nisë java e dytë e sezonit të ri.

Javën e kaluar ndeshjet cilësore si dhe rezultate befasuese nuk munguan, ndërkohë që ketë javë skuadrat të cilat pësuan humbje tentojnë të këndellën dhe të kthehen tek fitoret.

Dueli kryesor i ditës është ai ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit,.

Drenica e kërkon fitoren e dytë në kampionat pasa asaj ndaj Llapit kurse Feronikeli synon pikë pasi që në takimin e parë barazoi 1:1 me Trepçën ’89.

Sfidë tjetër interesante luhet edhe në Suharekë ku Ballkani e pret Llapin.Ballkani në këtë duel vjen i super-motivuar pas fitores së fundit ndaj Lirisë derisa Llapi në takimin e parë humbi në fushën e saj nga Drenica.

Ndërsa, dueli i fundit i ditës është ai ndërmjet KEK-ut dhe Gjilanit. ‘Elektricistët’ pësuan 5:0 në sfidën e parë nga Drita, teksa për Gjilanin do të jetë ndeshja hapëse e kampionatit, pasi dueli i parë me Prishtinën ishte shtyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat