Antoine Griezmann dëshiron të jetë pjesë e treshes së nominuar për ta fituar çmimin “Topi i Artë”.
Sulmuesi i Atletico Madridit pati një verë mjaft të suksesshme. Ai ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm në rrugëtimin e Kombëtares së Francë drejt triumfit në turneun e Kupës së Botës në Rusi.
Griezmann ishte votuar si lojtari i tretë më i mirë në këtë turne, pas Luka Modricit dhe Eden Hazardit.
"E meritoj të jem në top treshen. Në vitin 2016, unë i humba dy finale, ndërsa këtë vit unë i fitova tri tituj, kështu që normalisht...”, ka thënë Griezmann.
Gjithashtu, Griezmanni e ka pranuar se ai është habitur që as ai dhe asnjë nga bashkëlojtarët e tij francez nuk është nominuar për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë. Në këtë listë janë emëruar Luka Modrici, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.
“Është e çuditshme. Kjo është një trofe që jepet nga FIFA, apo jo? Ne e fituam titullin e Kupës së Botës në Rusi dhe nuk ka asnjë francez në këtë listë. Kjo është zgjedhja e tyre, por është e çuditshme”.
Madje, Griezmanni bërë shaka edhe bashkëlojtarin e tij në Francë, Kylian Mbappe, i cili nuk e zgjodhi yllin e Atleticos si një ndër favoritët e tij për të fituar çmimin “Topi i Artë”, pas turneut të Kupës së Botës.
“Ndoshta ka harruar!? Duhet ta pyesni përsëri. Ose ndoshta edhe nuk i pëlqen futbolli im? Të gjithë kanë mendimet e tyre”.