Flamurtari ‘shkel’ edhe Lirinë - Bota Sot
Flamurtari ‘shkel’ edhe Lirinë

Futboll

Flamurtari ‘shkel’ edhe Lirinë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:42
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari nga Prishtina vazhdon me fitore në elitën e futbollit të Kosovës.  ‘Flamurtarët’ treguan lojë jashtëzakonisht të mirë, duke e ‘shkel’ edhe Lirinë nga Prizreni me rezultat 3:1, kësisoj shënon fitoren e katërt rresht, nuk ka asnjë humbje dhe asnjë barazim deri me tash. Në minutën e 13-të, Alban Shillova shënoi për epërsinë 1:0, ndërsa Richard thelloi rezultatin në 2:0 në minutën  e 24-të. Në minutën e 73-të, Shillova shënon golin e dytë personal të tij dhe për epërsinë 3:0.

Gentian Binishi ngushtoi humbjen në 3:1 në minutën e 82-të.  Flamurtari kryeson renditjen me 12 pikë, shkëputet për tre pikë nga vendi i dytë, Llapi.  Në javën e pestë Flamurtari luan në fushën e Llapit në “Zahir Pajaziti” dhe besojnë se do të vazhdojnë serinë e pa humbjeve, kurse Liria takohet me KEK-un.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera