34-vjeçarja e akuzon se e ka përdhunuar, reagon Ronaldo

Futboll

34-vjeçarja e akuzon se e ka përdhunuar, reagon Ronaldo

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:15
34-vjeçarja e akuzon se e ka përdhunuar, reagon Ronaldo

Cristiano Ronaldo është bërë pjesë e një skandali së fundmi ku mbi të rëndon një akuzë për përdhunimin e një vajze në vitin 2009. 34-vejçarja Katrin Majorga ka bërë disa deklarata të bujshme ku ajo tregon momentet e tmerrit me Ronaldon.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Las Vegas në vitin 2009 dhe madje thotë se disponon edhe një foto përpara se Ronaldo ta përdhunonte sipas saj. Ndërsa i pyetur për këtë akuzë Ronaldo është shprehur se çdo gjë është shpifje kundër tij dhe se Majorga kërkon famë.

“Lajme të rreme. Ata duan ta promovojnë veten duke përdorur emrin tim, duan famë. Kjo është normale. Ata duanë të bëhen të famshëm duke e thënë emrin tim, por kjo është pjesë e punës sime, duhet të mësohemi me sulme të tilla. Unë jam i lumtur, në rregull dhe gjithçka është mirë” – ka thënë Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat