Lajme të mira për Guardiola-n dhe tifozët e City para Champions-it

Futboll

Lajme të mira për Guardiola-n dhe tifozët e City para Champions-it

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:55
Pep Guardiola

Lajme të mira për Pep Guardiola-n, Kevin De Bruyne është rikthyer në stërvitje ditën e hënë.

Ylli i Belgjikës nuk ka luajtur që prej fitores ndaj Arsenal në javën e parë të sezonit, pas një dëmtimi të pësuar në gju.

Megjithëse në fillim u përfol se do të mungonte për tre muaj pasi dëmtoi ligamentin kolateral të gjurit, ai është rikthyer vetëm shtatë javë më vonë.

Mesfushori nuk pritej të rikthehej përpara nëntorit, por tani ai mund të zbresë në fushë përpara pushimit të ndeshjeve kombëtare.

Muajin e kaluar 27-vjeçari tha se ishte “tre, katër, pesë javë” larg rikthimit, por tani mund të jetë pjesë e ekipit që në ndeshjen e së martës ndaj Hoffenheim në Champions League.

Nëse nuk aktivizohet ditën e martë, De Bruyne mund të aktivizohet në ndeshjen e fundjavës ndaj Liverpool në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat