Juventusi është favorit

Futboll

Juventusi është favorit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:21
Raul Albiol

“Ndaj Liverpool zhvilluam një ndeshje të madhe, por tani mendojmë për Sassuolon, sepse do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Mbrëmje si këto të Champions-it janë të mrekullueshme. Fitorja ndaj Liverpool na jep shtytje për të vazhduar kështu, ndoshta për të bërë edhe më mirë.

Vetëm dy goditje në portën tonë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë në sulm, tregojnë potencialin që kemi si ekip. Dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me mbrojtjen, por me të gjithë ekipin”.

Kështu shprehet Raul Albiol, i cili duket në delir pas triumfit europian kundër të kuqve të Jurgen Klopp. Mbrojtësi spanjoll i Napolit shton: “Fitore si këto duhet të na japin besim dhe mbi të gjitha vazhdimësi. Paraqitja jonë ishte e qartë, besojmë te kualifikimi në grup”.

I pyetur se kush është favorit për titullin në Itali, ai nuk ka asnjë dyshim: “Juventusi, ne e dinim që në fillim. Bardhezinjtë kanë në përbërje lojtarë të mëdhenj, por tani për tani është shumë herët të thuhet se e kanë fituar titullin.

Ne duhet të mendojmë vetëm për sfidën e së dielës, do të kemi një ndeshje shumë të vështirë. Sassuolo është një ekip i organizuar, që di si t’i vërë në vështirësi edhe të mëdhenjtë. Për ne, kjo do të jetë një provë e rëndësishme dhe jo e thjeshtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat