Pjanic zbulon ‘sekretin’ e suksesit të Ronaldos

Futboll

Pjanic zbulon ‘sekretin’ e suksesit të Ronaldos

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:16
Miralem Pjanic dhe Cristiano Ronaldo

Miralem Pjanic ka folur rreth impaktit që po bënë Cristiano Ronaldo te Juventusi.

Miralem Pjanic ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka pasur një mentor të shkëlqyer te Manchester United, Paul Scholes.

Mesfushori boshnjak ka thënë se ai ka lexuar shumë gjëra, por që të gjithë kanë folur për legjendën e ‘Djajve të Kuq’ dhe portugezin

“Kam lexuar shumë gjëra kur (Ronaldo) ka qenë në United, dhe çfarë ka thënë ai për Scholes. Të gjithë flisnin për Scholes”, ka thënë Pjanic për ‘The Guardian

“Ai i bëri gjërat me thjeshtësi, ai ishte special. Mendoj se Ronaldo ka mësuar shumë gjëra nga ai”.

“Gjërat më të thjeshta nganjëherë janë më të vështirat. Jo çdo kush mund t’i bëjë ato”, ka përfunduar boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat