Mourinho: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Mourinho: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 23:59
Jose Mourinho

Trajneri portugez ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme.

Jose Mourinho para sfidës me Juventusin në Ligën e Kampionëve ka folur për ekipin me të cilin do të përballen dhe tregon se Alexis Sanchez nuk do të luajë.

“Lojtarët që patë janë ata që mund të luajnë. Asgjë për të fshehur. Alexis nuk luan”. Më pas portugezi ka theksuar se Juve është një prej favoritëve për ta fituar Championsin.

“Nëse do t’i krahasojmë me sezonin e kaluar nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, por është edhe Bonucci, Cancelo, Emre Can”, ka thënë Mourinho.

“Juventus ka lojtarë dhe një vit eksperiencë me të njëjtin trajner dhe strukturë. Juve në pesë vitet e fundit ka qenë shumë e fortë ku ka luajtur edhe dy finale, ndërsa sot ka një lojtar shumë special që mund të bëjë dallimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat