Vunë kurorë lulesh dhe bën homazhe te varri i Fadil Vokrri

Futboll

Vunë kurorë lulesh dhe bën homazhe te varri i Fadil Vokrri

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:13
Vunë kurorë lulesh dhe bën homazhe te varri i Fadil Vokrri

Të shoqëruar nga anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe Gramoz Vokrri djali i ish presidentit Vokrri, ekspedita e klubit AVK”Bardhosh Gërvalla” vunë kurorë lulesh dhe bën homazhe te varri i legjendës së futbollit tonë. Të varri edhe njëherë u evokua kujtimi për Fadil Vokrrin, ku sekretari i FFSHGJ-së z. Miftar Dragidella u shpreh se me respektin më të madh i përkulemi veprës markante të legjendës, i cili me punën e tij e tij na ka bërë krenar çdo shqiptar dhe të ndjehemi ballëlartë ku do që jemi. Kujtimi për të mbetet i përjetshëm.

Ndërkaq anëtari KE Mirsad Çollaku duke i falënderuar ekspeditën e klubit “Bardhosh Gërvalla” për këtë respekt, tha se madhështia e Vokrrit ishte thjeshtësia që kishte dhe gjithçka që sot kemi në futbollin e Kosovës është meritë e këtij burri dhe vepra e kujtimi për të do të jetë përjetshme dhe udhërrëfyes për ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat