Mourinho zbulon të vërtetën rreth kthimit të Ibrahimovicit te Man Utd

Futboll

Mourinho zbulon të vërtetën rreth kthimit të Ibrahimovicit te Man Utd

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:26
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimovicit te Manchester United.

Lojtari më i mirë në histori të futbollit suedez ka qenë i lidhur me një rikthim te Manchester United, për t’i zgjidhur problem në fazën e sulmit te skuadra e Jose Mourinhos,

Sulmi i Manchester Unitedit nuk po kalon formë të mirë këtë sezon, ku lojtarët si Martial, Rashford, Lukaku dhe Sanchez së bashku kanë shënuar vetëm 10 gola.

“Jo, jo nuk ka asnjë mundësi”, ka deklaruar Mourinho kur është pyetur rreth mundësisë së transferimit të Ibrahimovic në ‘Old Trafford’ nga LA Galaxy,

Portugezi vazhdoi të këmbëngul se është vetëm çështje kohësh rikthimi i formës nga Lukaku, që në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat