Wanda Nara: Një fëmijë tjetër? Icardi më lë mua dhe familjen…

Futboll

Wanda Nara: Një fëmijë tjetër? Icardi më lë mua dhe familjen…

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:38
Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Wanda Nara pritet të zbulojë nesër, ekskluzivisht për “Verissimo”, shumë anekdota të jetës së saj private, dëshirën për një fëmijë tjetër, dashurinë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi etj. Duket sikur ajo ka gjetur tashmë një raport në dukje të balancuar mirë me ish-burrin e saj, Maxi Lopez:

“Marrëdhëniet janë të mira, tani ai është duke luajtur në Brazil, fizikisht larg fëmijëve, por gjithmonë i telefonon ata. Sot, me teknologjinë, ndjehemi më afër. Eshtë larg fëmijëve, por me këtë punë që bën, nuk ka zgjedhje tjetër. Natyrisht, kur jeni të ndarë, marrëdhënia nuk është gjithmonë e bukur, por ne të dy përpiqemi të bëjmë më të mirën për fëmijët, të cilët janë e vetmja gjë që na intereson”.

Për gazetaren Silvia Toff, gruaja e Mauro Icardit, nënë e pesë fëmijëve, tregon edhe dëshirën e saj për ta zgjeruar familjen: “Më pëlqejnë shumë fëmijët, unë do të bëja edhe të gjashtin, por nëse ndodh, Mauro më lë mua dhe gjithë familjen. Ai donte vetëm Francesca, pastaj e binda dhe mbërriti Isabella.

Ai kurrë nuk donte një djalë, sepse mendonte se një mashkull me mbiemrin Icardi mund të krijonte probleme, shumë pritshmëri. Pasi e kam njohur,  gjithmonë më ka thënë se dëshironte një vajzë, por tani ka thënë mjaft. Ai dëshiron të shijojë vajzat e tij të vogla, kujdeset shumë dhe ka durimin që unë nuk e kam për to”.

Mauro Icardi është modeli i babait dhe një superbombardues në fushën e blertë. Prandaj, nga Spanja vazhdojnë zërat e merkatos, që e lidhin sulmuesin argjentinas me Real Madridin. Por, për momentin, tifozët zikaltër mund të flenë të qetë, sepse e ardhmja e “Maurito” është ende në Milano.

Bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit zikaltër konfirmon: “Ai ka edhe tri vite kontratë, është shumë i lumtur këtu. Eshtë pjesë e një projekti të rëndësishëm tek Interi, kapiten i tij. Unë kisha për t’i dhënë atij një vlerësim menaxherial: për mua është numri 9 më i mirë në botë, për momentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat