Napoli nis negociatat për rikthimin e bujshëm

Futboll

Napoli nis negociatat për rikthimin e bujshëm

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 22:13
Presidenti i Napol-it

Napoli ka nisur negociatat për të rikthyer Edinson Cavani-n nga Paris Saint-Germain, raportohet në mediat italiane.

Rikthimi ka kohë që përflitet, dhe sipas gazetarit Carlo Alvino, i cili ka qenë i pari që ka zbuluar emërimin e Carlo Ancelotti-t në stolin napolitan, puna për të transferuar uruguaianin ka nisur.

Cavani ka një kontratë deri më 2020 me PSG por problemet e bashkëjetesës me Neymar në fushën e lojës kanë provokuar sulmuesin të kërkojë largimin.

31-vjeçari madje është gati të pranojë një ulje rroge vetëm që marrëveshja të arrihet.

Fëmijët e tij vazhdojnë të jetojnë në Napoli dhe ai ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me klubin ku luajti nga 2010 deri më 2013 duke shënuar 104 gola në 138 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat