Napoli fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Juventusit

Futboll

Napoli fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Juventusit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:29
Foto nga ndeshja

Napoli e ka mposhtur Empolin me rezultatin 5-1 në kuadër të javës së 11-të të Serie A-së.

Me këtë fitore skuadra e Carlo Ancelottit është ngritur në kuotën e 25 pikëve në vendin e dytë, tre pikë më pak se Juventusi, që luan nesër ndaj Cagliarit.

Loja u dominua totalisht nga napolitanët, ku në pjesën e parë u shënuan dy gola, ndërsa në të dytën katër.

Lorenzo Insigne shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 9’, kurse në minutën e 38’, Dries Mertens realizoi për 2-0.

Në pjesën e dytë Empoli shënoi golin e parë për 2-1, me anë të Francesco Caputos. Ky fola shtyri pastaj Napolin që t’i shënojë edhe tre gola të tjerë.

Mertens shënoi golin e dytë personal për 3-1 në minutën e 64, kurse në minutat e fundit ishte Arek Milik për 4-1 dhe në fund përsëri belgu Mertens që shënoi hat-trick për ta përfunduar ndeshjen me rezultatin e thellë 5-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat