I vjen keq - Bota Sot
I vjen keq

Futboll

I vjen keq

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:45
Miralem Pjaniq

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq thotë se është për të ardhur keq për mënyrën si skuadra e tij pësoi humbje në përballje me Manchester Unitedin.

“Djajtë e Kuq” mbrëmë në Torino mundën ‘Zonjën e Vjetër’, me rezultat 2:1, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Është për të ardhur keq për mënyrën si humbëm. Ne dominuam lojën, ishim më mirë të vendosur në fushë dhe më mirë e menaxhuam lojën”, tha ai për mediet italiane.

“Është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë gola. Edhe në ndeshjen e parë ishim më superior se kundërshtari. Megjithatë, humbja erdhi, por ne ende jemi të parët në grup dhe duam të qëndrojmë aty”, theksoi Pjaniq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat