Guardiola planifikon të jetë trajner i një Kombëtareje në të ardhmen

Futboll

Guardiola planifikon të jetë trajner i një Kombëtareje në të ardhmen

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:37
Pep Guardiola

Menaxheri i Manchester City do të dëshironte që në një pikë të fillonte menaxhimin e një Kombëtareje

Pep Guardiola do të dëshironte që të menaxhonte në një pikë të karrierës së tij një Kombëtare për ta sfiduar veten.

Menaxheri i Manchester City ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në n ivel klubesh, duke fituar 24 trofe, 14 prej të cilëve me Barcelonën, si dhe dy Ligë të Kampionëve.

“Do të dëshiroja që të jem trajner i një Kombëtareje. Dua të them, po”, ka thënë ai gjatë një ligjërate në Universitetin e Liverpoolit.

“Do të ndodh sepse çdo tri ditë të jesh i involvuar por me më qetësi, duke luajtur më shumë golf, tani nuk kam kohë”.

“Herët ose vonë do të ndodh, nëse kam mundësinë për Kombëtare, nëse dikush me troket në derë, pse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat