Shkëndija gabon! Pa fitues derbi shqiptar

Futboll

Shkëndija gabon! Pa fitues derbi shqiptar

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:14
Mici i Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi, gaboi para shikuesve të vet, duke pësuar humbje të papritur me rezultat minimal 1:0 nga Akademia Pandev, në ndeshjen e javës së 17-të të Kampionatit të Maqedonisë. Futbollistët kuqezi me gjithë angazhimin e madh, nuk ndalën një pikë në vatër të tyre, duke lejuar Vardarin që t’i afrohet me pikë. Në minutën e 26-të, Krstovski shënoi dhe ka qenë fatal për Shkëndijen. Tetovarët udhëheqin renditjen me 37 pikë, tri më shumë Vardari në pozitën e dytë dhe A. Pandev është në vend të tretë me 29 sish.

Në derbin shqiptar që u luajt mes Shkupit dhe Renovës nga Xhepçishti të Tetovës, përfundoi pa fitues, 1:1. Lojë mjaft e mirë dhe pikë e madhe për Renovën.  Në minutën e 28-të, Bashkim Velija kaloi në avantazh Renovën, por Kristijan Stojkoski në minutën e 68-të shënon dhe eviton humbjen e shkupjanëve. Renova renditet në vend të pestë em21 pikë, ka një më shumë se Shkupi që është një pozitë me poshtë.

Liga e Maqedonisë

Bellasica-Rabotniçki        1:2

Makedonija GP-Sileksi    1:1   

Shkëndija-A. Pandev        0:1

Shkupi-Renova         1:1

Vardari-Pobeda       3:0

Tabela

1. Shkëndija     17     11     4       2       37

2. Vardari          17     10     4       3       34

3. Akademija Pandev       17     9       2       6       29

4. Rabotniçki   17     8       2       7       26

5. Renova         17     5       6       6       21

6. Shkupi 17     5       5       7       20

7. Makedonija GP    17     4       6       7       18

8. Pobeda         17     5       2       10     17

9. Bellasica       17     4       5       8       17

10. Sileks 17     3       6       8       15

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat