Kushti i De Gea për të qëndruar te Man Utd

Futboll

Kushti i De Gea për të qëndruar te Man Utd

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:16
David de Gea

David de Gea mund të qëndrojë te Manchester United, nëse bëhet lojtari më i paguar në skuadër.

Portieri spanjoll, David de Gea, dëshiron pagë prej 350 mijë funtave në javë, për të barazuar lojtarin më të paguar në skuadër, Alexis Sanchez, shkruan ‘Daily Mail’.

Marrëveshja e De Gea me United skadon në fund të sezonit, por ‘Djajtë e Kuq’ kanë një mundësi për të zgjatur kontratën edhe për një vit, por ylli spanjoll tashmë ka hedhur poshtë ofertën prej 275 mijë funtave në javë.

Për De Gean, ka interesim të madh nga PSG dhe Juventus.

Me këto oferta, De Gea do të kërkojë nga Manchester United që të bëhet lojtari më i paguar në klub, nëse dëshirojnë ta mbajnë atë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat