Solari flet për problemet e Isco në Real Madrid

Futboll

Solari flet për problemet e Isco në Real Madrid

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:26
Isco

Situata e Isco Alarcon në Real Madrid ka ndryshuar tërësisht me ardhjen e Santiago Solarit në krye të stolit madrilen.

Mesfushori spanjoll nuk po i gjen assesi hapësirat e tij në formacionin e “Los Blancos”, për dallim me periudhën kur skuadra ishte nën drejtimin e Julen Lopeteguit.

Ai nuk ka startuar në asnjë ndeshje të drejtuar nga Solari, dhe ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të cilën Real Madrid e luajti kundër Romës.

Trajneri ka insistuar se ky vendim ishte taktik dhe nuk kishte të bënte asgjë me ndonjë problem të mundshëm.

“Sinqerisht, mendoj se këtu nuk ka asgjë për tu diskutuar. Kam folur ditën e kaluar. Janë gjëra që ndodhin, janë vendime që duhet marrur. Kaq“ ka thën Solari në konferencën para ndeshjes me Valencian.

„Nuk mund t’i vazhdojë spekulimet me ju. Janë 24 profesionistë punojnë fort dhe ne duhet të marrim vendimet. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë“ ishin fjalët e trajnerit argjentinas.

Ishte edhe vet lojtari që ditë më parë ka shfaqur haptazi pakënaqësinë e tij me situatën e krijuar.

Kujtojmë që hera e fundit kur Isco ka luajtur si startues është në tetor, nën urdhrat e Lopetegui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat