Prishtina-Drita, ndeshja e shumëpritur zhvillohet sot

Futboll

Prishtina-Drita, ndeshja e shumëpritur zhvillohet sot

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:55
Prishtina-Drita

Prishtina dhe Drita do të ndeshen sot në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 15:00.

Prishtina kërkon që të rikthehet në vendin e parë, pasi që fitorja e Feronikelit ndaj Flamurtarit e ka larguar nga ky vend.

Pikërisht kampioni i sezonit të kaluar kërkon që të mos lejojë një gjë të tillë, duke u munduar ta ndalë skuadrën e Josës në stadiumin i cili mban emrin e legjendës “ Fadil Vokrrri”.

Prishtina futet në këtë ndeshje pas barazimit me Ferizajin, ndërkohë që  Drita vije nga tri ndeshje pa fitore, ku pati dy humbje dhe barazimin ndaj Feronikelit.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 15:00, ku gjyqtar kryesor do të jetë Selim Isufi, i cili do të ndihmohet edhe nga Besnik Morina e Alban Ejupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat