“Ai duhet të mbrohet nga UNESCO”, legjenda e sulmit shënon për të 6-ën herë radhazi

Futboll

“Ai duhet të mbrohet nga UNESCO”, legjenda e sulmit shënon për të 6-ën herë radhazi

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 22:05
Fabio Quagliarella

Trajneri i Sampdoria-s Marco Giampaolo ka quajtur Fabio Quagliarella-n një thesar të futbollit italian pas një tjetër goli për ekipin e tij.

Sulmuesi veteran ka gjetur rrjetën për të gjashtën herë radhazi në Serie A, një ecuri që nuk e kishte bërë asnjëherë në karrierën  tij.

“Quaglirella duhet të mbrohet nga UNESCO si një thesar i këtij vendi,” thotë me shaka trajneri për DAZN.

“Ai është i pavdekshëm. Nuk kam se çfarë të shtoj më për të. Duhet të komplimentoj lojtarët e mi pas fitores 2-0 me Parma-n.

“Me gjithë respektin që kam për kundërshtarët, ishim më të mirët në fushë ditën e sotme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat