Policët pezullohen për rrahjen e hajnit, avokati arsyeton dhunën - Bota Sot
Policët pezullohen për rrahjen e hajnit, avokati arsyeton dhunën

Gjakova

Policët pezullohen për rrahjen e hajnit, avokati arsyeton dhunën

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:02
Inspektorati policor ka suspenduar gjashtë zyrtarë policorë, Avokati i Popullit gjen shkelje ligjore

Një vjedhje kishte ndodhur kohë më parë në Gjakovë. E një nga kryesit e kësaj vepre nuk kishte mundur t’ju shpëtoj prangave të policisë.

Ai ishte dërguar në stacionin policor në Gjakovë, ndërsa aty thuhet se ishte rrahur nga policia.

E për këtë rast, hetime kishte nisur Inspektorati Policor, ndaj policëve të përfshirë.

Pas tetë muajve, zyrtarët e këtij organi të sigurisë janë suspenduar nga drejtori i përgjithshëm, me rekomandim të Inspektoratit.

Bëhet fjalë për komandantin e këtij stacioni Krist Gjokaj, bashkë me eprorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi dhe oficerët Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limani.

Këta zyrtarë të premten nuk ishin në vendin e tyre të punës si rëndom.

Ndaj këtyre policëve, ankesë ishe ankuar i arrestuari në nëntor të vitit të kaluar.

Këtë ankesë ai e kishte nisur tek Avokati i Popullit.

Ai këtij institucioni u ka thënë se gjatë kohës sa ishte në arrest ishte rrahur nga këta zyrtarë policorë.

Pas verifikimit të gjendjes nga Ombudspersoni, raporti i është drejtuar drejtë Inspektoratit policorë.

Nga IPK, duke mos dashur të japin detaje për suspendimin, kanë thënë për T7 se rastin janë duke e hetuar.

Ndërkohë, avokati i kapiten Krist Gjokajt, Tomë Gashi, këtë suspendim e sheh edhe si komplot kundër vet klientit të tij.

Për Gashin, edhe nëse është maltretuar personi, që tani është duke vuajtur dënimin për vjedhje, nuk do të duhej të ishte ndonjë problem. Gjashtë zyrtarët policorë vazhdojnë të jenë të suspenduar edhe për 24 orë të ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...