Komuna e Gjakovës: Në objektin e djegur nuk ishte asnjë artefakt i muzeut të muzikës

Gjakova

Komuna e Gjakovës: Në objektin e djegur nuk ishte asnjë artefakt i muzeut të muzikës

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 21:49
Komuna e Gjakovës

Komuna e Gjakovës ka reaguar pasi Muzeu i Muzikës në qytet u përfshi nga zjarri. Derisa shprehet keqardhje për rastin aty thuhet se brenda objektit nuk ishte asnjë artefakt i muzeut të muzikës.

Sipas Komunës së Gjakovës, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar.

Gjithashtu, theksohet se janë në pritje të hetimeve të policisë për të kuptuar shkakun e zjarrit.

Ndërsa është bërë e ditur se objekti i Tabhanës do të rindërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.

“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanes, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve. E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit. Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar. Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurt se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal”, thuhet në reagim.

Për zjarrin në objektin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë u raportua në orët e pasditës derisa u bë e ditur se nuk ka persona të lënduar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat