Në Gjakovë s’ka raste të reja të dyshuara për COVID 19

Gjakova

Në Gjakovë s’ka raste të reja të dyshuara për COVID 19

Më: 23 mars 2020 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Në Spitalin Regjional të Gjakovës deri më tani s’ka raste të reja të dyshuara për virusin COVID-19. Derisa organizimi dhe puna në këtë institucion shëndetësor është duke vazhduar normalisht, përkundër që disa prej infermierëve të këtij spitali janë në izolim.

Drejtori i Spitalit Regjional në Gjakovë, Hilmi Shala thotë se për shkak të kontaktit me dy infermierët që dolën pozitë ata janë izoluar, derisa u shpreh se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Shala për KosovaPress thotë se janë të furnizuar me gjitha mjetet përkatëse për t’u ballafaquar me virusin korona..

Shala: Gjendja shëndetësore e infermierëve në izolim është e mirë

“Infermierët e rrethit të ngushtë që kanë pasur kontakt me këta dy persona janë në izolim. Gjendja e tyre është e mirë . Puna po vazhdon normalisht, organizimi është në rregull”, thotë ai.

Ai thotë se infermierët që dolën pozitivë nga institucioni që ai drejton janë infektuar nga kontakti i jashtëm që kanë pasur.

Shala: Këta kanë rezultuar pozitiv nga kontakti me jashtë që e kanë pas

“Këta kanë rezultuar pozitivë nga kontakti me jashtë që e kanë pas. Infermieri i parë kontaktin nga jashtë e ka pas, jo në institucion. Do të thotë kontaktin e ka pas me personin nga Gjermania dhe ka dalë edhe gruaja e tij e cila po ashtu është infermiere në institucion”, u shpreh ai.

Drejtori Shala thotë se deri më tash fluksi i pacientëve nuk është i madh.

Shala: Jemi të furnizuar shumë mirë

“Jena të furnizuar shumë mirë edhe me maska speciale, dorëza me rroba mbrojtëse. Fluksi i pacienteve nuk ësht ë i madh. Nuk kemi raste për të dyshuar për virusin COVID 19”, thotë ai.

I pyetur se a ka qenë ndonjë prej infermierëve në takimin e javës së kaluar me deputetët Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu, Shala thotë se nuk ka informacion se cilët infermierë kanë qenë të në takim me ta.

Shala: Nuk e di kush është takuar me deputetët

“Nuk e di kush ka qenë aty, kush është taku me ata deputetë”, thotë ai.

Ditë më parë në këtë komunë u paraqitët dy raste pozitive me virusin Covid 19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat