E infektuara me koronavirus ikën nga Spitali i Gjakovës

Gjakova

E infektuara me koronavirus ikën nga Spitali i Gjakovës

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:33
Foto Ilustrim

Një grua e infektuar me koronavirus është arratisur nga Spitali i Gjakovës.

Ajo ishte shtrirë në këtë spital më 26 qershor dhe ka ikur nga aty gjatë ditës së djeshme.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë së rajonit të Gjakovës që e infektuara është nga fshati Spaniq i Komunës së Rahovecit.

Ajo është gjetur në shtëpinë e saj nga policia dhe është kthyer sërish në spital.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat