​Homazhe për nder të martirit Vegim Qerkezi - Bota Sot
​Homazhe për nder të martirit Vegim Qerkezi

Gjakova

​Homazhe për nder të martirit Vegim Qerkezi

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:43
Pamje nga homazhet

Në varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës kanë nisur homazhet tek arkivoli i martirit Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe në marsin e vitit 1999.

Familjarë të shumtë kanë ardhur dhe janë suke bërë homazhe ndërsa sot pritet të bëhet edhe varrimi i eshtrave të Vegim Kasim Qerkezi.

Tashmë tek varrezat e dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës ka arritur edhe Ferdonije Qerkezi nga shtëpia e të cilës u rrëmbye edhe Vegimi bashkë me bashkëshortin e Ferdonijës, djemtë e saj dhe miqtë e familjes.

Ndryshe, trupi i Vegim Qerkezit, për të cilin nuk dihej asgjë prej 21 vitesh, ishte varrosur në një fshat të Shqipërisë dhe vetëm pas verifikimeve mjekësore është bërë i mundur identifikimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat