Vazhdon të jetë i ndaluar qëndrimi përreth liqenit të Radoniqit

Gjakova

Vazhdon të jetë i ndaluar qëndrimi përreth liqenit të Radoniqit

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 18:23
Liqeni i Radoniqit

Vazhdon të jetë e ndaluar larja, peshkimi dhe qëndrimi në zonat për rreth liqenit të Radoniqit në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit në Gjakovë.

“Me fillimin e sezonit veror, në Liqenin e Radoniqit është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve të cilët me qëllim freskimi, përkundër ndalesës nga ana e KRU Gjakova, me të cilën ndalohet hyrja në liqe e të gjitha automjeteve dhe qytetarëve të cilët kanë synim larjen apo aktivitete të tjera, persona të pa përgjegjshëm po shfrytëzojnë hyrje të tjera përreth që të kenë qasje në Liqe”.

“KRU Gjakova, me synim të mbrojtjes së Liqenit të Radoniqit, nga veprimet e dëmshme që ndikojnë në ndotjen dhe dëmtimin e Liqenit si dhe zbatimin e kërkesave të cilat dalin nga Ligji në fuqi në Kosovë, mbi Ujërat, Urdhëresat Administrative si dhe vendimin e Inspektoriatit të MMPH, apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këto ndalesa dhe të ndalen veprime të tilla të cilat synojnë të dëmtojnë kualitetin e ujit të Liqenit si dhe në raste aksidenti, dëmtimi, apo lëndimi në njerëz ne si institucion nuk mbajmë përgjegjësi”.

“Ju njoftojmë se KRU Gjakova në bashkëpunim me Stacionin Policor-Gjakovë janë mobilizuar në terren në inspektimin e gjendjes së krijuar dhe ndaj personave të cilët nuk respektojnë këto ndalesa do të pasojnë dënimet e parapara sipas akteve ligjore. KRU Gjakova ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Ndryshe ky vendim ka hyrë në fuqi që nga 30 qershori i këtij viti e vazhdon të jetë ende në fuqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat