Ekipet e KRU "Gjakova", kanë ndërmarr një aksion për pastrimin e Liqenit të Radoniqit.
Ndërkohë kanë apeluar te qytetarët të cilët frekuentojnë ambientet e liqenit, që të kenë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina brenda apo për rreth liqenit.
Në një komunikatë dërguar mediave, KRU “Gjakova” thotë se veprime të tilla ua vështirësojnë punën në funksionimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të liqenit.