​Spitali i Gjakovës i mbushur me pacientë me Covid-19

Gjakova

​Spitali i Gjakovës i mbushur me pacientë me Covid-19

Më: 21 mars 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh, ka njoftuar se të janë trajtuar për Covid, 96 pacientë të hospitalizuar.

Sipas këtij spitali, 78 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 8 pacientë të konfirmuar negativ, 10 pacientë të pakonfirmuar.

“55 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacient në CPAP maskë dhe 1 pacientë në respirator”, thuhet në njoftim

Prej stafit të Spitalit, Covid Pozitiv janë 8 persona: 3 mjek, 3 infermierë dhe 2 staf administrativ.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat