​Në Ditën e Tokës pastrohet deponia inerte në Shkugëz

Gjakova

​Në Ditën e Tokës pastrohet deponia inerte në Shkugëz

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Për të shënuar Ditën e Tokës komuna e Gjakovës ka organizuar aksion për pastrimin e deponisë inerte në rrugën kryesore në Shkugëz.

Këtij aksionin i është bashkëngjitur edhe Policia dhe kompania rajonale e pastrimit "Çabrati".

Menaxherja e Zyrës për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gjakovës, Albana Bakalli beri të ditur se ky është aktiviteti i parë i ditës së sotme, ku pas tij do të ketë edhe dy aksione të tjera me mbjellje fidanesh në Mejë dhe pastrimin e Shkugëzës.

Ajo tha se gjatë gjithë kohës organizojnë aksione të ndryshme nëpër lagje dhe shkolla, kurse në prill pritet aksioni i madh për pastrimin e lumit Erenik.

Bakalli: Pastruam deponinë ilegale

"Në kuadër të Ditës së Tokës, komuna e Gjakovës bashkë me kompaninë 'Çabrati'n 'Pamkosin' dhe shumë organizata joqeveritare dhe shumë qytetarë kanë filluar sot me pastrimin e deponisë ilegale e cila është në rrugën kryesore të Shkugëz dhe do të vazhdojë në ora 10 me mbledhjen e 400 fidanëve tek varrezat e Mejës për nder të atyre që dhanë jetën për liri në vitet '98 dhe '99. Në ora 12 shihemi te gjithë së bashku në aksionin 'Ta pastrojmë Shkugzën'", tha ajo.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Policia e Kosovës, duke ndihmuar me rregullimin e komunikacionit teksa ndihmoi edhe në pastrim me një numër simbolik të policëve.

Komandanti Stacionit Policor në Gjakovë, Major.

Milazim Lumi tha se janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për të ndihmuar institucionet përkatëse.

Lumi: Jemi angazhuar t’i ndijojmë institucionet

"Në kuadër të Ditës së Tokës sot edhe Stacioni Policor - Gjakovë, ne njësitet e veta, pa penguar punën operative, jemi aktiv në aksionin 'Për një Gjakovë të pastër' dhe me të gjitha kapacitetet tonë jemi të angazhuar t'i ndihmojmë institucionet përkatëse", tha ai.

Ai bëri të ditur se në të ardhmen do të vazhdojnë me lëshimin e gjobave për qytetarët që nuk i përmbahen udhëzimit dhe ligjit duke hedhur mbeturina.

Për nder të Ditës së Sotme komuna e Gjakovës do të mbajë edhe dy aktivitete tjera, një në Mejë dhe tjetri në Shkukës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat