Asambleisti i AAK-së ndërron parti, i bashkohet PDK-së

Gjakova

Asambleisti i AAK-së ndërron parti, i bashkohet PDK-së

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 23:40
Muharrem Musa dhe Hajdar Beqa

Asambleisti që deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, Muharrem Musa tashmë ka ndërruar parti.

Musa së fundmi i është bashkuar listës së kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet komunale të Gjakovës që do të mbahen më 17 tetor.

Është vetë kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ai i cili përmes Facebookut ka njoftuar se Musa deri tani ishte kryetar i degës së AAK-së në Bec.

“Muharrem Musa, asamblist i deritanishëm i AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, si dhe Kryetari i degë së AAK-së në Bec, sot edhe zyrtarisht ju bashkua Partisë Demokratike të Kosovës. Musa, tash e tutje aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj në Partinë Demokratike të Kosovës ku do të jetë pjesë e listëa për asamblenë komunale të Gjakovës”, shkroi Beqa.

Kandidate për kryetare në Komunën e Gjilanit nga radha e PDK-së është Arbënesha Kuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat