D+: Komuna e Gjakovës dëmton buxhetin për rreth 480, 000 euro

Gjakova

D+: Komuna e Gjakovës dëmton buxhetin për rreth 480, 000 euro

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Organizata “Demokraci Plus (D+” ka gjetur se, Komuna e Gjakovës në tenderin “Ndërtimi dhe sanimi i rrugëve me kubëza” ka paguar për një shërbim 18 herë më shumë se çmimi i tregut.

Komuna për shërbimin e incizimit dhe verifikimit gjeodezik të konturave të trasesë së rrugës, trotuarave dhe shesheve ka paguar 18.5 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi i tregut është rreth 1 euro.

Sipas kontratës për këtë shërbim çmimi total është 372,960 euro. Mirëpo, komuna ka tejkaluar këtë shumë dhe ka paguar 501,210.91 euro.

Buxheti i komunës përveç që është dëmtuar nga çmimi i lartë, është dëmtuar edhe përmes tejkalimit të vlerës për atë shërbim. Kontrata e lidhur nga Komuna e Gjakovës nuk është e llojit të kontratës kornizë, prandaj nuk ka pasur të drejtë të tejkalojë çmimin total”, thuhet ne hulumtimin e D+.

Infografika më poshtë 👇  tregon se si Komuna e Gjakovës ka dëmtuar buxhetin e saj për rreth 480,000 euro. (Nëse kontrata do të lidhej më çmim të tregut prej 1 euro, totali i shërbimit për incizim gjeodezik do të ishte 20,160 euro).

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat