BE-ja përuron ngrohtoren e re me biomasë në Gjakovë

Gjakova

BE-ja përuron ngrohtoren e re me biomasë në Gjakovë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:24
Ilustrim

BE-ja ka mbështetur ndërtimin e impiantit të ri për furnizimin me ngrohje qendrore të Gjakovës, i cili prodhon ngrohje dhe energji elektrike nga biomasa e drurit. Ky është i vetmi impiant i kogjenerimit me biomasë në Kosovë.

Burimet lokale të ripërtërishme sigurojnë furnizimin me energji dhe zëvendësojnë lëndët djegëse fosile të importuara.

Impianti i ri i financuar nga BE-ja do të ketë ndikim domethënës ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë. Kështu, niveli i përgjithshëm i ndotjes në zonë do të ulet për më shumë se 90%. Kostot e përgjithshme të projektit ishin mbi 15 milionë euro, duke përfshirë studimet përkatëse, mbikëqyrjen dhe punimet e ndërtimit.

Mediat janë të ftuara të përcjellin ceremoninë e inaugurimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat