FSK largon 70 mina nga një pyll në Gjakovë

Gjakova

FSK largon 70 mina nga një pyll në Gjakovë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:56
Ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë tërheqjen e 70 mjeteve të dyshimta (minë E-3) nga fshati Zylfaj në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se informatat për mejte të dyshimta kishin ardhur nga një banorë i fshatit, i cili kishte hasur në mjete të dyshimta në pyll.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në pyll të fshatit kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara (minë E-3) në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat