​“Gara për Gjakovë të Pastër”, shpërblehen disa shkolla

Gjakova

​“Gara për Gjakovë të Pastër”, shpërblehen disa shkolla

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 21:08
​“Gara për Gjakovë të Pastër”, shpërblehen disa shkolla

“Gara për Gjakovë të Pastër” për të tretin vit me radhë ka ndarë mirënjohje e shpërblime për të gjithë ata që kanë kontribuuar në forma të ndryshme, në pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit dhe veçanërisht në ripërdorimin e materialeve.

Triumfues të “Garës për Gjakovë të Pastër”, të cilët u shpërblyen me pako me mjete didaktike, janë shkollat: "Dëshmorët e Kombit", "Kelmend Rizvanolli", "Fehmi Agani", "Mustafa Bakija", "Yll Morina", "Anton Çetta" dhe "Fan Noli”.

Për kontributin në pastrim dhe mirëmbajtje të hapësirave të gjelbra, u shpërblyen: Fshati Shqiponjë, fshati Skivjan dhe Bashkësia e katërt Lokale.

Mirënjohje u ndanë edhe për të gjitha institucionet dhe akterët mbështetës të kësaj fushate vetëdijësuese për ruajtjen ambientit, e cila do të vazhdojë traditën e saj edhe në vitet e ardhshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat