Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”

Gjakova

Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës është mbledhur sot në takimin e 89-të në të cilin do të shqyrtojë 22 propozim vendime. Në mesin e pikave për shqyrtim janë ndryshimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe emërimi i Bordit të Drejtorëve në Ujësjellësin Rajonal “KRU Gjakova”.

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “KRU Gjakova”.

Vendimi është miratuar me unanimitet në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Urim Gashi është emëruar kryesues i Bordit të “KRU Gjakova”.

“Urim Gashi kryesues, dhe anëtarë: Arjaneta Nura, Vildane Maloku dhe Jeton Haxhijaha”, tha kryeministri Kurti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat