​Gjakovë, të gjitha shkollat në grevë

Gjakova

​Gjakovë, të gjitha shkollat në grevë

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Asnjë shkollë në Gjakovë nuk ka mbajtur mësim në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Ani pse ka pasur raste kur nxënësit e 48 shkollave në këtë vend kanë shkuar në shkolla, mësimdhënësit kanë përkrahur vendimin e BSPK-së për greva.

Zymber Berisha, shef i sektorit të arsimit në Komunën e Gjakovës thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por sot asnjë nga shkollat nuk kanë mbajtur mësim.

Berisha: Të gjitha shkollat në Gjakovë në greva

"Ditën e sotme jemi gjetur para një akti tjetër të marrë nga sindikata, e cila ka apeluar ndaj mësimdhënësve që të mbajnë sot grevë. Tani të gjirha shkollat janë në grevë. Ka pasur raste që në disa shkolla kanë ardhur disa nxënës, por janë kthyer në klasët e tyre dhe nuk i kanë gjetur mësimdhënësit...Asnjë shkollë nuk ka vazhduar me procesin e mësimit", deklaron Berisha.

Ai për KosovaPress thotë se janë furnizuar me tekstet shkollore, por që ende nuk është bërë shpërndarja.

Një gjë të tillë konfirmon edhe zëvendësdrejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, "Zekeria Rexha", Shote Bezera.

Bezera: Mësimdhënësit kanë shprehur dëshirën për greva

"Shkolla jonë është përgatitur si çdo vit më herët, që të bëjmë përgatitjet më herët si shkollë. Mirëpo, mësimdhënësit, shumica prej tyre kanë shprehur dëshirën që të mbajnë grevën. Njëri nga mësimdhënësit e ka mbajtur një orë mësimore, mirëpo me një nxënës. Kështu që nuk kemi të drejtë me ia ndaluar askujt, është e drejtë e secilit dhe vendim i secilit", thotë ajo për KosovaPress.

Ajo tregon se kujdestarët e paraleleve kanë njoftuar prindërit nëse do të mbahet mësimi.

Bezera: Ditëve në vazhdim shohim ae çfarë do bëjmë me mësimdhënësit qe kanë shprehur dëshirën të mbajnë mësim

"Shkolla jonë i ka rreth 80-90 mësimdhënës, i kemi gjithsej 1700 nxënës me 74 paralele; duke filluar nga parafillorët deri në klasën e nëntë...Ne drejtoria e shkollës e kemi marrë një vendim që ditëve në vazhdim do të shohim se çfarë do të bëjmë me këta mësimdhënës që t'u mundësojmë ta mbajnë mësimin. Tash varët prej rrethanave që do të jenë", shton Bezera.

Sipas Bezerws, greva është në dëm të nxënësve.

Bezera: Është në dëm të madh të nxënësve

"Dihet se është në dëm të nxënësve është shumë i madh, meqë sot nuk mbajnë mësim. Dihet se kemi pasur pushim...Është një dëm i madh kur kemi parasysh edhe kihën e pandemisë që kemi humbur mjaft", përfundon Bezera.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit i është bashkuar grevës që nga data 25.

Për këtë gjatë ditës ka reaguar edhe Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku ka thënë se 320 mijë fëmijëve po i mohohet e drejta e arsimit.

Rreth 25 mijë sot kanë pritur të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat