Tri shkolla në Komunën e Gjakovës i japin fund grevës

Gjakova

Tri shkolla në Komunën e Gjakovës i japin fund grevës

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Tri shkolla nga Komuna e Gjakovës i kanë dhënë fund grevës, dhe në ditët e ardhshme do t’i hapin dyert për nxënësit.

Tri shkolla nga Komuna e Gjakovës pritet t’i japin fund grevës dhe ta fillojnë mësimin.

Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: Shkolla Fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë dhe shkolla “Emin Duraku”.

Në njoftimin e shkollës “Mustafa Bakija” thuhet se përkundër ndërprerjes së grevës, mësimdhënësit e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre, dhe se janë të zhgënjyer nga takimi i fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist.

Takimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist nuk pati asnjë rezultat. Të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën duke thënë se nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, të cilat do të mund të prodhonin kompromis dhe ta ndalnin grevën.

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 50 euro për punëtorët e sektorit publik, kurse kërkesë e sindikatave në takimin e fundit ishte që kjo shumë të rritej në 80 edhe pse kërkesa fillestare ishte 100, por ky “lëshim”, sipas sindikatave, është bërë për ta arritur një kompromis.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tyre dhe nuk e ka shtuar shumën e kërkuar nga sindikatat.

Greva e sindikalistëve është duke u mbajtur nga 25 gushti i këtij viti, dhe ende nuk ka ndonjë marrëveshje me qeverinë që do të mundësonte që mësimi të fillojë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat