Gjini: Reshjet e shiut shkaktuan dëme në shtëpi e rrugë, për familjet e evakuuara do të sigurojmë strehim

Gjakova

Gjini: Reshjet e shiut shkaktuan dëme në shtëpi e rrugë, për familjet e evakuuara do të sigurojmë strehim

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Gjakovë shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike.

Gjini ka shkruar në Facebook se nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”.

“Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për t’iu dhënë ndihmë. Aktualisht nuk mund të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara, mirëpo iu lusim që të gjitha rastet t’i raportoni në qendrën e thirrjeve 112, në të njëjtën kohë ekipet tona janë në teren.

Në këto momente do të përqendrohemi në ndërhyrjet urgjente për shkak se mund të këtë reshje prapë. Për familjet e evakuuara, do të sigurojmë strehim. Lusim të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës që në çfarëdo rasti të rrezikut të lajmërohen në qendrën e thirrjeve, në organet e rendit dhe tek zjarrëfikësit”, ka shkraur ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat