​Vërshimet dëmtojnë rrugën në Meqe të Gjakovës

Gjakova

​Vërshimet dëmtojnë rrugën në Meqe të Gjakovës

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Vërshimet e fundit si pasojë e shirave në komunën e Gjakovës kanë shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën rrugore.

Si pasojë e kësaj një pjesë e rrugës së asfaltuar në fshatin Meqe është shembur dhe është krijuar një gropë e madhe.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe pjesëmarrësit në trafik apelohen për kujdes të shtuar.

Ndryshe, si pasojë e vërshimeve të fundit në Gjakovë e Rahovec janë shkaktuar dëme materiale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat