VV zgjedh kryetarin dhe strukturat e reja në Gjakovë

Gjakova

VV zgjedh kryetarin dhe strukturat e reja në Gjakovë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:55
Kryetar i Qendrës është zgjedhur Agon Batusha

Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhr në nivelin e dytë organizativ dhe ka zgjedhur delegatët për në nivelin e tretë.

Kryetar i Qendrës është zgjedhur Agon Batusha, nënkryetar i dytë Franë Prenrecaj, kryetare e Gruas Afërdita Kusari – Kumnova, ndërsa kryetare e Rinisë së VV-së është zgjedhur Vlera Kërleshi.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjakovë, përfundoi procesin e brendshëm zgjedhor në nivelin e dytë organizativ dhe zgjodhi delegatët për në nivelin e tretë, në një atmosferë demokratike.

Në këtë aspekt rrjedhën edhe pozicionet e mëposhtme:

Kryetar i Qendrës: Agon Batusha

Nënkryetar i dytë: Franë Prenrecaj

Kryetare e Gruas për VETËVENDOSJE!: Aferdita Kusari Kumnova

Kryetare e Rinisë për VETËVENDOSJE!: Vlera Kërleshi

Kryesues i Këshillit të Qendrës: Neshet Këpuska

Zv. Kryesuese e Këshillit të Qendrës: Natyra Berberi

Antarë të kryesisë së Qendrës u zgjodhën:

Bije Pruthi,

Ngadhnjim Dana,

Ermal Kusari,

Kreshnik Alijaj,

Besiana Zeka Hasi.

Kryesuese e Grupit të Asambleistëve u zgjodh Mimoza Shala.

Delegatë nga Qendra në Gjakovë për në Këshillin e Përgjitshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u zgjodhën:

Shqipe Daija Fejza,

Hazbije Pruthi,

Ngadhnjim Dana,

Mimoza Shala,

Ledian Rexha.

Aktivistëve të zgjedhur për pozitat e sidomos përgjegjësitë e reja, iu urojmë suksese dhe punë të mbarë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat